Site icon Telegrafi

Qeveria e RMV-së do t’i kufizojë marzhet, pritet të përfshihen mbi 100 grupe produktesh

Qeveria sot në pritet të marrë vendimin për kufizim 10 ditor të marzhave në tregti me pakicë dhe shumicë. Vendimi, sipas paralajmërimeve do të vlejë deri më 30 prill dhe do të përfshijë mbi 100 grupe produktesh.

Siç informoi Qeveria krahas produkteve bazike ushqimore, vendimi do të përfshijë edhe pajisje higjienike, ushqim për foshnje dhe produkte jo ushqimore, të cilët kanë shumë marzhë të lartë, ndërsa janë pjesë e nevojave bazike të qytetarëve.

Vendimi do të merret në bazë të raportit të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit shitësit janë konstatuar se kanë mbi 20 për qind marzhe për produktet ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.

Zëdhënësja e qeverisë paralajmëroi kontrolle edhe te prodhuesit e qumështit, mishit, bulmetit dhe produkteve të mishit.

Exit mobile version