Site icon Telegrafi

Qentë “më të këqij” dhe më të mirë

Sado që qeni të jetë miku më i mirë i njeriut, ndonjëherë di të jetë edhe “i keq”

Një hulumtim i ri ka treguar cilat raca të qenve janë më të këqij, cilat më të mirë, në krahasim me atë sa shpesh lehin.

Posaçërisht nëse mbami qen në banesë, nuk është keq të dini nga cilat raca mund të prisni që të lehin pa pushuar, cilët qen vetëm ndonjëherë lehin,

Hulumtimi i ri ka zbuluar që raca më e keqe e qenve është e atyre që lehin më së shumti, Samoyed – mesatarisht 52 herë në ditë, transmeton Telegrafi.

Kjo racë leh më së shumti se të gjitha racat e testuara, menjëherë pas tyre është terrieri i Jorkshirit, i cili mesatarisht në ditë leh 23 herë.

Pas këtyre racave janë pudlat të cilat lehin mesatarisht 22,2 herë në ditë, bishoni i cili leh rreth 20,3 herë në ditë dhe dobermanët lehin rreth 19,6 herë në ditë.

Nga ana tjetër, si qeni më i mirë në listë në krahasim me atë se sa leh, është qeni malor i Bernit, i cili leh vetëm 3,1 herë në ditë.

Pason terrieri i Skocisë Perëndimore i cili leh mesatarisht 3,5 herë në ditë, rojtari i deleve të Shetlandit 6,1 herë në ditë, terrieri amerikan i Stafordit 6,2 herë në ditë.

Lexo po ashtu Çfarë shkakton probleme në sjelljen e qenve dhe si t'i zgjidhni ato

/Telegrafi/

Exit mobile version