Site icon Telegrafi

A qëndroi prapa kaosit që shkaktoi Xheneta? Drenusha sqaron situatën me Xuxin

Një kaos ngërtheu banorët e BBVK-së në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar një panik të paparë e sidomos tek Xuxi.

Ishte Xheneta ajo e cila hyri në dhomën e gjumit duke i rënë furishëm tenxhereve.

Lidhur me këtë, Drenusha i tha sot Xuxit, se nuk e kishte nxitur Xhenetën dhe përkrundrazi ishte munduar ta ndalë për veprimin.

“Mua më vjen keq shumë që këta njerëz të shfrytëzojnë. Para se me bo qat gjest Xheneta i kom thonë edhe qetu edhe brenda, mos! Gjeje një mënyrë tjetër ktheja borxhin, po të kuptoj. E drejtë e saj është, s’mundem me ndalë, as nuk më dëgjon. As nuk e kam shoqe”, i tha ajo Xuxit.

Veprimi i Xhenetës erdhi pas një debati që pati para disa orëve me Xuxin.

Ishin Vullneti, Diana dhe disa banorë të tjerë që akuzuan Drenushën për nxitje. /Telegrafi/

Exit mobile version