Ky ushtrim pos që rinon, kthjell mendjen, ndikon pozitivisht në imunitet.
Edhe pse ju duket goxha vështirë,për të ekzekutuar këtë pozë, me rëndësi është teknika. Shtrijmë në dysheme gishtat e dorës, duart dhe bërrylat, maja e kokës prek dyshemenë dhe koka duhet të jetë saktësisht midis shuplakave, transmeton Telegrafi.
Aty ku i kemi bërrylat, ngadalë i vendosim shuplakat në mënyrë që të dy gjunjët i vëmë në bërryla. Maja e kokës qëndron në dysheme. Qetësohuni dhe merrni frymë.
ANËT E MIRA TË USHTRIMIT
Kjo pozitë ndikon në tërë sistemin endokrin dhe në rregullimin e qarkullimit të gjakut për shkak të aktivizimit të gjëndrave hipofize të cilat rregullojnë punën e gjëndrave të tjera. Oksigjeni dhe gjaku i freskët të cilët qarkullojnë në kokë i japin freski fytyrës, zvogëlojnë rrudhat dhe rinojnë fytyrën dhe trupin.
Veç kësaj, organet abdonimale: mëlçia, shpretka, lukthi, veshkat dhe pankreasi përftojnë masazh të fuqishëm, gjë që u ndihmon për të funksionuar më mirë.
Kjo pozitë vepron mirë edhe në mendje, sepse ndikon në eliminimin e frikës, inercisë dhe mungesës së energjisë, vepron mirë në uljen e stresit, gjithashtu ndikon edhe te nervozizmi, tendosja, lodhja dhe pagjumësia. Kthjell mendjen. /Telegrafi/