Site icon Telegrafi

​Qalaj kritikon Qeverinë për mungesë të planit konkret për sigurinë kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të planit për siguri kombëtare.

Ai në debatin parlamentar për siguri në vend, ka thënë se Kosova dhe qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojë të kenë një qeveri që sigurisë kombëtare i jep prioritetin që duhet të ketë.

Lexo po ashtu Dugolli, Berishës: Debati është thirrur pas agresionit rus ndaj Ukrainës, jo për Trust e pagë minimale

“Kosova dhe qytetarët e saj sot më shumë se kurrë më parë kanë nevojë të kenë një qeveri që sigurisë kombëtare i jep prioritetin që duhet të ketë, sidomos në kontekstin rajonal dhe global. Në një kohë kur kërcënimet ndaj qytetarëve tanë janë serioze. PDK muaj më parë ka vlerësuar se kjo qeveri nuk ka pranë vetës një plan konkret se si të adresojë sigurinë kombëtare”, ka thënë ai.

Deputeti opozitar u shpreh kritik edhe për fondin e sigurisë për ushtrinë.

Lexo po ashtu Berisha i drejtohet Sveçlës: Policia po politizohet, askush s’mund të gradohet pa qenë i afërm i juaji

“Kryeministri Kurti të raportojë për funksionimin dhe themelimin e këtij fondi, aq më tepër që nuk është bërë transparent mënyra e administrimit nga qeveria”, ka thënë ai. /KP/

Exit mobile version