Vladimir Putin po përpiqet të ndajë Yevgeny Prigozhin nga grupi famëkeq rus Wagner, sipas analistëve ushtarakë.
Presidenti rus gjatë ditës së djeshme pretendoi se Prigozhin refuzoi propozimin që Wagneri të jetë një forcë luftarake kohezive.
“Putini e vendosi Prigozhinin në një pozitë të palakmueshme duke aluduar se po bëhet problem edhe për vetë mercenarët në kontrast me komandantët besnikë të Wagnerit”, vlerësoi Instituti amerikan për Studimin e Luftës (ISW).
NEW: #Russian President Vladimir Putin further indicated he intends to maintain the #Wagner Group as a cohesive fighting force rather than breaking it up. He seeks to separate #Prigozhin from the Wagner leadership and forces. https://t.co/K9do5d1Hzd pic.twitter.com/xJaqLj9DHJ
— Institute for the Study of War (@TheStudyofWar) July 14, 2023
Roli i Prigozhinit mbetet i paqartë në Wagner, sipas grupit të ekspertëve amerikanë ndërsa mercenarët nuk duket se po veprojnë në Ukrainë.
Mercenarët e kontingjentit afrikan janë transferuar në Bjellorusi, sipas qeverisë së saj, dhe kjo mund të tregojë se forcat e rregullta paraushtarake mund të pasojnë.
“Komandantët e vendosur ndërkombëtarisht të Wagnerit ka të ngjarë të arrijnë në Bjellorusi për të përgatitur infrastrukturën stërvitore”, shkroi ISW.
Ndryshe, Prigozhin ishte rebeluar kundër liderit rus shkaku i pakënaqësive rreth mënyrës se si po zhvillohet pushtimi i Ukrainës. /Telegrafi/