Presidenti rus Vladimir Putin është parë duke ndjekur nga afër stërvitjet ushtarake Vostok 2022. Por kjo paraqitje e tij po cilësohet si një takim i papërshtatshëm me krerët e ushtrisë ruse.
Videoja e postuar më poshtë shfaq Putinin përkrah kreut të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse Valery Gerasimov, nga ai i cili largohet pasi ulet dhe nuk e flet as edhe një fjalë derisa arrin ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, Gerasimov vazhdimisht prekte flokët dhe shikonte disa dokumente, e Putin me dylbi vëzhgonte stërvitjen ushtarake.
E sipas ekspertëve të gjuhës së trupit, thonë se Putin nuk është edhe aq i kënaqur me krerët e ushtrisë që duket se nuk po ia arrijnë qëllimit në Ukrainë – okupimin e vendit.
“Putin me sa duket nuk dëshiron të flet me komandantin e forcave të armatosura ruse”, ka shkruar ish-kryeministri suedez Carl Bildt.
Se Putin nuk i ka edhe aq të mira raportet me zyrtarët e lartë ushtarakë e dëshmojnë edhe shumë video tjera – ku derisa ata i raportonin për situatën në Ukrainë dukej i nervozuar dhe vazhdimisht gërvishte tavolinën me thonj. /Telegrafi/
Would anyone describe this is a happy and confident trio? Putin obviously doesn’t even want to talk with the commander of the 🇷🇺 armed forces. pic.twitter.com/gfgcXfIPwy
— Carl Bildt (@carlbildt) September 6, 2022