Një person është mbytur në plazhin e Velipojës.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës. Sipas policisë, dyshohet se pushuesi ka pësuar sulm në zemër.
Mësohet se pushuesit e tjerë kanë tentuar ta ndihmojnë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Viktima është Musa Kurtolli, me vendbanim në Kosovë.