Punonjësit e zyrës profesionale të Këshillit Gjyqësor kanë nisur grevë, e cila do të mbahet çdo ditë në kohën e pauzës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Siç deklarojnë, kërkojnë sigurimin e mjeteve për pagesën e shtesave të pagave në masën 30% dhe nënshkrimin e aneks marrëveshjes për ndryshimin e marrëveshjes kolektive.
“Vlerësojmë se kërkesat tona janë reale dhe nuk do të shkaktojnë implikime të larta fiskale sepse bëhet fjalë për 30 të punësuar në këtë shërbim. Ne të punësuarit në Këshillin gjyqësor të RMV si organ i pavarur në gjyqësor jemi me pagat më të ulëta. Në krahasim me administratës gjyqësore jemi të lënë në pozitë të palakmueshme, sepse për të njëjtit në dy drejtime është e lejueshme rritja e pagës, kështu që administrate gjyqsore merr për 35% paga më të larta se ne”, thanë nga Këshilli Gjyqësor.