Punëtorët e ‘Jugohromit’ pas bllokimit të aksit rrugor Tetovë-Shkup, sot e kanë vazhduar protestën e tyre duke e bllokuar udhëkryqin afër kompleksit të gjykatave në Shkup, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Punëtorët që protestojnë në mes tjerash thonë se ”Jugohromi” nuk është arsyeja kryesore për ndotjen e ajërit dhe ambientit në Pollog dhe kërkojnë nga shteti zgjidhje./Telegrafi/