Me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, do të mbahet protestë në Prishtinë, ku do të marrin pjesë individë, grupe e organizata të ndryshme.
Lajmin e ka bërë të ditur Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, përmes llogarisë zyrtare në Faceobok.
Siç bëhet e ditur, protesta mbahet duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.
“Nesër, punëtore/ë, të papuna/ë, studente/ë, pensioniste/ë, bashkohemi e qëndrojmë bashkë kundër patriarkatit hetero-seksist, kapitalist, racist, ksenofob e transfob dhe ritheksojmë se ndryshimet rrënjësore e çlirimi i përket klasës punëtore”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/