Site icon Telegrafi

Puding me fara Chia dhe kafe

Ky desert i shëndetshëm është fantastik jo vetëm për mëngjes, por dhe për një vakt dytësor si ai i paradites apo pasdites

Përbërësit:

– ½ filxhan kafe të ftohtë;
– ½ filxhan qumësht tërshërë (ose qumësht perimesh sipas zgjedhjes suaj);
– ¼ filxhan fara chia;
– 1 lugë çaji mjaltë
– fruta të ndryshme (luleshtrydhe, boronicë, banane…).

Përgatitja:

Peshoni të gjithë përbërësit dhe hidhni në një kavanoz dhe përzieni.

Mbyllni kavanozin me kapak, lëreni në frigorifer brenda natës (të paktën 6 orë).

Farat chia mund të ngjiten në fund, kështu që mund të përzieni pas një kohe.

Nëse mendoni se është shumë i trashë, shtoni pak më shumë lëng dhe kthejeni në frigorifer rreth 15 minuta para ushqimit.

Shijojeni, – transmeton Telegrafi.

Exit mobile version