Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar videon në të cilën shihen disa serbë në grup duke sulmuar dy shqiptarë.
Rasti ka ndodhur të entjen në sheshin e qytetit.
Sveçla ka thënë se qytetarët tanë u sulmuan brutalisht në sheshin e Mitrovicës së Veriut nga milicia fashiste e orkestruar dhe e drejtuar nga Beogradi.
“Ky akt dhune dhe huliganizmi duhet të dënohet ashpër. Ato nuk do të cenojnë rendin ligjor dhe kushtetues në Republikën tone”, tha Sveçla në Twitter.
Më herët, përmes një njoftimi për media, policia bëri të ditur se njësitet policore kanë intervenuar menjëherë për të parandaluar sulmin.
Personat e dyshuar kanë ikur në drejtime të ndryshme të qytetit.
Si pasojë e sulmeve dy viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor./Telegrafi/
Our citizens were brutally attacked in the square of North Mitrovica by the fascist militia orchestrated & directed from Belgrade. This act of violence & hooliganism must be severely punished. They shall not undermine legal & constitutional order in our Republic. pic.twitter.com/KYw8qISwZc
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) June 1, 2023