Komuna e Prishtinës njofton se ka publikuar Udhëzuesin për legalizim të ndërtimeve pa leje.
Sipas njoftimit, ky udhëzues do të ndihmojë qytetarët rreth procesit për legalizimin e ndërtimeve.
“Ju njoftojmë se kryeqyteti ka përgatitur Udhëzuesin mbi Procesin e Legalizimit të Ndërtimeve, i cili do të ju ndihmojë me informata konkrete rreth procesit dhe hapave që duhet të ndërmerrni për legalizimin e ndërtimeve”, thekson Komuna e Prishtinës.
Po ashtu, thuhet se nëse qytetarët nuk aplikojnë për legalizim të ndërtimeve, atëherë atë përfshihen në listën e rrënimit.
“Komuna mund të bëjë rrënimin e ndërtimit pa asnjë kompensim”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/