Please enter at least 3 characters.

Publikohet 'After-Movie', 3x3 Prishtina tregon atmosferën që mbizotëroi në 'Mamba Celebrity Game 2023'

2023/09/3x3.jpg

Ditë më parë, në Prishtinë u organizua 'Mamba Celebrity Game 2023' – eventi i radhës nga 3x3 Prishtina.

Kjo ndeshje është cilësuar si ‘ndeshja e yjeve’ dhe janë mbledhur mbi 20 personalitete të njohura nga fusha të ndryshme.

Përparim Rama, Artan Thaqi, Shpat Deda, Lyrical Son, DJ Gamble e shumë të tjerë, u përfshinë në një lojë shumë interesante basketbollit.

Tani 3x3 Prishtina ka publikuar ‘After-Movien’ në rrjetin social Instagram, duke shfaqur aktivitetet që kanë ndodhur përgjatë eventit.

Nga pamjet mund të shihet se atmosfera që ka mbizotëruar në Amfiteatrin “Gërmia” ka qenë e jashtëzakonshme. /Telegrafi/