Cristiano Ronaldo pati një ‘ekses’ para ndeshjes së djeshme (e martë) të Manchester Unitedit ndaj Young Boys në Ligën e Kampionëve.
Manchester Unitedi nuk e nisi mirë fushatën e sezonit 2021/22 në Ligën e Kampionëve, pasi u mposht 2-1 nga Young Boys në kuadër të Grupit F.
Djajtë e Kuq faktikisht e nisen mirë duke kaluar në epërsi me Ronaldon (13’), por Aaron Wan-Bissaka i la me një lojtar më pak nga minuta e 35-të dhe Unitedi pranoi dy gola në pjesën e dytë për ta humbur ndeshjen.
Përveç kësaj, Ronaldo e pati edhe një ‘ekses’ të vogël para ndeshjes, apo më saktë gjatë ngrohjes para fillimit të takimit.
Ronaldo goditi një top nga distanca, top i cili goditi në kokë një punëtore të sigurimit të stadiumit dhe e rrezoi në tokë.
Portugezi u tregua i kujdesshëm duke shkuar në tribuna dhe për ta shikuar a është gjithçka në rregull, ndërsa më vonë ia dhuroi edhe fanellën.
Tashmë në rrjetet sociale është publikuar edhe video momentin ku shihet Ronaldon teksa e godet direkt në kokë punëtoren e sigurimit. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo gesture after he unfortunately knocks down a steward with a shot before the game.
You love to see this.❤️?pic.twitter.com/U2lAuKFTPj
— CristianoXtra (@CristianoXtra_) September 15, 2021