Telegrafi

Publikohet lista e serialeve që kanë përfundimin më të keq në histori – “Game of Thrones” në mes e tyre

Foto: Helen Sloan/Courtesy of HBO

Bo McCready ka publikuar rezultatet e një sondazhi se cili serial televiziv ka fundin më të keq të të gjitha kohërave dhe rezultatet mund t’ju habisin.

Ai krahasoi vlerësimet mesatare të episodit me vlerësimet e episodit të fundit në IMDb. Seriali “House of Cards” është në vendin e parë. Sezoni i fundit i këtij seriali u publikua pas largimit të Kevin Spacey për shkak të akuzave për abuzim seksual.

Episodi i fundit, i cili u transmetua më 2 shtator 2018, mori një vlerësim 2.6 nga 10 nga shikuesit në IMDB, një rënie tronditëse 55 për qind nga vlerësimi mesatar i episodit prej 8.1.

Doug Stamper i pranoi Claire Hale se ai e helmoi burrin e saj, Frank Underwood, pasi mësoi se ai kishte në plan ta vriste. Claire pastaj godet me thikë Doug për vdekje. Shumë shikues deklaruan se ishin të zhgënjyer me episodin.

“Çfarë fundi i tmerrshëm. Më mirë do të shikoja David Attenborough duke folur marrëzira”, shkruhej në një prej komenteve.

Vendin e dytë e zuri seriali “The Promised Neverland”. Në episodin e fundit, i cili u publikua më 26 mars 2021, personazhi kryesor Emma sakrifikon kujtimin e familjes së saj në mënyrë që demonët të mos hanë fëmijët e saj. Ndërsa episodi mesatar u vlerësua me 8/10 në IMDB, finalja u vlerësua me 2.8.

Në vendin e tretë është fundi i serialit “Game of Thrones”, i cili u publikua më 19 maj 2019. Ndërsa seriali kishte një vlerësim mesatar të lartë prej 8.8, ndërsa finalja mori një vlerësim prej 4.

Episodi i fundit përfundoi me vdekjen e pritur të Daenerys Targaryen, kurorëzimin e Ban Stark dhe shkatërrimin mjaft simbolik të Fronit të Hekurt.

“Kjo dramë është kthyer në një sitcom, por jo në një sitcom të HBO-së, por në një version të lirë të saj”, ka thënë The Atlantic.

Lista përfshin episodet e fundit të serialeve “Killing Eve”, “Dexter”, “Two and a Half Men”, “Ragnarok”, “Power”, “Bloodline” dhe “MythBusters”. /Telegrafi/