Para shfaqjes së pjesës së parë të ‘Super Bowl’, u vendosën baste në Las Vegas që Snoop Dogg do të konsumonte marihuana dhe do pinte duhan brenda stadiumit SoFi.
Fillimisht, nuk kishte asnjë video të reperit duke tymosur në të vërtetë gjatë shfaqjes së pjesës së parë.
Por, më pas në rrjetet sociale u bën virale disa imazhe, në të cilat 50-vjeçari shihet duke konsumuar lëndë narkotike para se të ngjitej në skenë.
Në fillim kishte vetëm imazhe, por videot filluan të shfaqen menjëherë më pas, shkruan Marca.
Në video, ka një imazh të qartë të Snoop Dogg duke pirë duhan në shkallë pak para se të ngjitej në skenë për performancën e fundit.
Një kamerë brenda stadiumit kapi të gjithë sekuencën që e vë Snoop në qendër të vëmendjes.
Yjet e hip-hopit që u rikthyen me një performancë masive dhe dhuruan spektakël, u ngritë edhe kundër disa rregullave që u tha se u ndaluan nga NFL.
Warming up before going on stage for the Halftime Show. pic.twitter.com/dKs6AAzjK8
— Rafa El Alcalde (@ElalcaldeRafa) February 14, 2022
Në mesin e tyre edhe Eminem e gjeti momentin e tij për t’u gjunjëzuar në formë proteste pas performancës së këngës “Lose Yourself”.
Vendimi i reperit për t’u gjunjëzuar me dorën në kokë dukej se ishte një shfaqje solidariteti për ish-mbrojtësin e NFL, Colin Kaepernick dhe lojtarë të tjerë të futbollit që janë gjunjëzuar gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër pabarazisë racore dhe brutalitetit të policisë.
Eminem me sa duket kishte përmendur idenë e gjunjëzimit përpara performancës së tij, por organizatorët e ‘Super Bowl’ i kishin kërkuar të shmangte një gjë të tillë. /Telegrafi/