Bordi i Transparencës në Shqipëri ka ndryshuar sot çmimet e karburanteve që tregtohen në vend.
Mësohet se nafta është ulur me pesë lekë dhe benzina me dy lekë.
Nafta do të shitet në treg jo më shumë se 227 lekë [1.90 euro] për litër, dhe benzina jo më shumë se 210 lekë [1.76 euro] për litër.
Çmimi i shitjes së gazit do të jetë 62 lekë [0.52 euro] për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 11 Nëntor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/