Kate Middleton thuhet se është e mërzitur me Princin Harry pas publikimit të dokumentarit të tij dhe të Meghan Markle në Netflix, “Harry&Meghan”.
“Kate ndihet e lënduar dhe e tradhtuar që Harry do ta bënte këtë edhe me të, veçanërisht pasi dyshja dikur ishin shumë të afërt”, tha një burim për Us Weekly.
Sa i përket reagimit të Princit William ndaj këtij dokumentari, revista raportoi se Princi i Uellsit ‘nuk po planifikon të japë anën e tij të historisë ose të hakmerret publikisht’.
“Ai po mbetet dinjitoz dhe po vazhdon me punën”, ka thënë më tej burimi.
Javën e kaluar, një burim i tha Page Six se William dhe Middleton nuk e kanë parë “Harry&Meghan”.
Harry, 38 vjeçar dhe Markle, 41 vjeçe, folën për Princin dhe Princeshën e Uellsit në shumë raste gjatë projektit të drejtuar nga Liz Garbus.
Duka theksoi se kishte një përplasje me Williamin në momentin që ia kumtoi lajmin se po largohej nga jeta mbretërore.
Harry dhe Markle u tërhoqën nga detyrat e tyre si anëtarë të lartë të familjes mbretërore në janar 2020 dhe u larguan zyrtarisht në shkurt 2021.
Çifti dhe dy fëmijët e tyre – djali Archie, trevjeç, dhe vajza Lilibet, njëvjeçe – aktualisht jetojnë në Montecito, Kaliforni. /Telegrafi/