Paris Saint Germain fitoi ndaj Monacos me rezultat 7-1 në Ligue 1.
Me këtë rast klubi nga Parisi fitoi kampioantin, duke iu hakmarrë kuqebardhëve për titullin e fituar në sezonin e kaluar.
🏆 Paris Saint-Germain are your 2017-18 @Ligue1_ENG champions!!! pic.twitter.com/eMiTtALeef
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) April 15, 2018
Festivalin e golave për vendasit e filloi Giovani Lo Celso (15), dy minuta më vonë shënoi Edinson Cavani (17′) dhe pastaj Angel Di Maria (20′).
Lo Celso shënoi edhe një herë në minutën e 27-të, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Rony Lopes në minutën e 38-të.
Golat nuk munguan edhe në pjesën e dytë, Di Maria në minutën e 58-të, Radamel Falcao autogol në minutën e 76-të dhe në fund Jualian Draxler (86′).
PSG bëhet kampione e Ligue 1 me 87 pikë, 17 më shumë se Monaco në vendin e dytë. Ndeshja e ardhshme e klubit nga Parisi është ndaj Bordeaux, kurse Monaco kundër Guingamp.
Ky ishte titulli i shtatë në histori të klubit, i pesti në gjashtë vitet e fundit. /Telegrafi/