Paris Saint Germain nuk po bind këtë vit përkundër shpenzimeve të mëdha dhe ndryshimit në shtabin teknik.
E ardhmja e trajnerit Christophe Galtier nuk është e sigurt në Parc de Princes dhe largimi i tij nga PSG në fund të sezonit është mëse i mundur.
Galtier ka thënë se pranon kritikat, por ka thënë se nuk është as ai i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij.
“Pranoj kritikat dhe të gjitha llojet e komenteve. Ju keni punën tuaj dhe unë timen. Futbollistët e mi punojnë shumë. Nuk mund të kem asnjë ankesë në këtë drejtim”.
“Unë gjithmonë do t’i mbroj. Tani a jam i kënaqur me paraqitjen në fushë? Sigurisht që jo”, deklaroi Galtier në konferencë për shtyp.
Le10sport ka raportuar se PSG ka tre emra të trajnerëve në listë për ta zëvendësuar francezin dhe ata janë Zinedine Zidane, Thomas Tuchel e Jose Mourinho.
Drejtori sportiv i parisienëve Luis Campos thuhet se ka kontaktuar Jose Mourinhon pasi dyshja kanë një raport të shkëlqyer.
Gjithsesi Mourinho ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi qëllimi i tij është të vazhdoj me Romën edhe pse ende nuk ka një takim për vazhdimin e kontratës me Giallorosët.
Largimi i Galtier nga Parc de Princes duket mëse i sigurt në fund të sezonit, por mbetet të shihet se kush do ta zëvendësojë francezin në kryeqytetin francez. /Telegrafi/