Site icon Telegrafi

PSG-ja me shumë mund fiton pikët e plota ndaj Lens

Paris Saint-Germaini ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lens në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit francez. 

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit të cilët realizuan përmes M’Bala Nzola në minutën e 36-të për 1-0. 

Në pjesën e dytë PSG-ja u hodh në sulm për të barazuar shifrat dhe në fund eventualisht ia dolën që ta përmbysin në tërësi takimin. 

Fillimisht ishte Bradley Barcola i cili në minutën e 54-të bëri një goditje tejet të fortë, por Herve Koffi bëri një pritje fantastike për t’ia mohuar golin. 

Pak minuta më vonë ishte pikërisht Barcola i cili asistoi tek Fabian Ruiz që në minutën e 59-të shënoi për të barazuar rezultatin në 1-1. 

Në minutën e 78-të, parisienët patën mundësinë për ta përmbysur ndeshjen, por edhe gjuajtjen e Desire Doue e priti sërish portieri i vendasve. 

Teksa po i afroheshim fundit të ndeshjes, në skenë doli sërish Barcola i cili shënoi në minutën e 87-të për 2-1 me ndihmën e traversës. 

Me këtë fitore, PSG-ja shkon në kuotën e 46 pikëve, dhjetë më shumë se Marseille në pozitën e dytë që ka 36 sosh, por këta të fundit me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version