Mbrëmë në qytetin e Podujevës ndodhi një incident, ku afër lokalit ku po performonte Gramos Aliu, i njohur si Mozzik, u hodh molotov.
Gramos Aliu i cili ka sherr me këngëtarin nga Ferizaj, Granit Zeqiri, qysh një vit më parë, ka thënë se ka qenë e ditur se diçka e tillë do të ndodhte.
Ndërsa Zeqiri tha se pas incidentit ai ka pranuar një telefonatë kërcënuese nga bashkëpunëtorë të Aliut, njofton Klan Kosova.
Incidentin në fjalë e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa Komandanti i Policisë në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë që si pasojë e këtij incidenti dy persona u lënduan.
Ndryshe, krejt ky konflikt mendohet të ketë filluar nëpërmjet teksteve të këngëve të dedikuara për njëri tjetrin.