Telegrafi

Pse folia e aluminit ka një anë me shkëlqim dhe tjetrën të thatë?

Është një produkt të cilin e përdorim çdo ditë, por si qëndron e vërteta? Cilën anë të folies së aluminit duhet ta përdorim kur gatuajmë dhe a ekziston një qellim i specifik pse folia i ka këto dyja anë.

Siç raporton Reader’s Digest, nuk ka asnjë anë “të saktë” të letrës së aluminit për t’u përdorur gjatë gatimit, kështu që përdorimi i saj në të dyja anët nuk është gabim.

Të dyja anët si ajo me shkëlqim dhe ajo pa shkëlqim janë njëlloj efektive në ngrohjen e ushqimit, kështu që thjesht zgjidhni cilëndo anë që preferoni.

 

Por, shtrohet pyetja pse fleta e aluminit ka një anë të shndritshme dhe të thatë?

Lexo po ashtu Pse duhet të vendosni folie alumini në dorezat e dyerve sa herë që largoheni nga banesa?

Ekspertët thonë se ndryshimi midis dy palëve ka të bëjë me procesin e prodhimit, gjatë të cilit aplikohet nxehtësia dhe tensioni për të shtrirë dhe formësuar fletën.

Të dyja anët shtypen së bashku në të njëjtën kohë sepse në të kundërt do të shqyhej.

“Cilindo anë që e përdorni, folia e aluminit ka një funksion të njëjtë”, shpjegojnë ekspertët. /Telegrafi/