Revista France Football, e njëjta që organizon Topin e Artë, krijoi çmimin për golashënuesin më të mirë në vitin 2021, i cili vitin e ardhshëm u quajt ‘Gerd Muller Trophy’ dhe golat e shënuar gjatë një sezoni filluan të numërohen.
Që nga krijimi i tij në vitin 2021, në këto tre vite ka pasur dy fitues, me Robert Leëandoëskin, i vetmi që e ka përsëritur çmimin për dy vite radhazi (2021 dhe 2022).
Sezonin e kaluar, Erling Haaland ishte fituesi falë rolit të tij të shkëlqyer me Manchester Cityn.
Pse Cristiano nuk e fiton çmimin Muller këtë vit?
Në sezonin 2023/24, Cristiano Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë me 57 gola në 63 ndeshje, 44 me Al Nassr dhe 13 me kombëtaren e Portugalisë.
Fakti që portugezi nuk do të shpërblehet është për shkak se rregullat e këtij çmimi specifikojnë që ky trofe i ndahet golashënuesit më të mirë në nivel evropian dhe portugezi aktualisht luan në Arabinë Saudite.
Për këtë arsye, Ronaldo nuk do ta marrë këtë ‘Gerd Muller Trophy’, një çmim që do të ndajnë Kylian Mbappe dhe Harry Kane për shkak të 52 golave të tyre të shënuar sezonin e kaluar 2023/24.
Harry Kane 🤝 Kylian Mbappé
They’re our Gerd Muller Trophy winners ⚽️🎯
Both finished the 23-24 season on 52 goals! #trophéeGerdMuller #ballondor pic.twitter.com/CiHMuIKQEF
— Ballon d’Or (@ballondor) October 28, 2024
Fituesit e deritashëm
Robert Lewandowski (2021): 69 gola në 59 ndeshje (58 me Bayern Munich dhe 11 me Poloninë)
Robert Lewandowski (2022): 57 gola në 56 ndeshje (50 me Bayern Munich dhe 7 me Poloninë)
Erling Haaland (2023): 56 gola në 57 ndeshje (52 me Manchester Cityn dhe 4 me Norvegjinë)
Kylian Mbappe dhe Harry Kane (2024) – nga 52 gola
/Telegrafi/