Site icon Telegrafi

“Prova e mosreagimit” – Ilir Shaqiri futet në shtëpi ndërsa Olta Gixhari thyen rregullin duke iu hedhur në përqafim

‘Vëllai i Madh’ ditën e sotme (e hënë) iu ka dhënë një sfidë tjetër banorëve të Big Brother VIP Albania.

Ata janë përballur me provën e mosreagimit, që nënkupton se kushdo që futet në shtëpi ata nuk duhet të reagonin.

Kjo ishte bërë për të fituar dhjetë mijë euro pasi kanë humbur tejet shumë nga çmimi final, ku ka rënë në 52 mijë euro.

Foto: Screenshot/Instagram

E pak orë më parë brenda në shtëpi është futur ish-banori i Big Brother VIP njëherësh fituesi i edicionit të parë, Ilir Shaqiri.

Lexo po ashtu Sharje, kërcënime, ofendime - çmimi final në Big Brother VIP Albania bie në 52 mijë euro

Në momentin që hyri brenda, ai u prit nga Olta Gixhari e cila madje iu hodh në përqafim.

Ata më pas vazhduan bisedën dhe dolën në oborr, ku u takuan edhe me konkurrentët e tjerë.

Iliri iu drejtua banorëve se Big Brotherin e fiton ai që hyri i parë në shtëpi, meqë e njëjta gjë kishte ndodhur me të, që më pas pati edhe një reagim nga Luizi. /Telegrafi/

Exit mobile version