Familjarët e të vdekurve në zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë, sot në dy vjetorin e ngjarjes tragjike kanë organizuar marsh protestues.
Ata kërkuan që të ketë aktakuzë të re për shkaqet që çuan në djegien e spitalit modular, si dhe kërkuan shkarkimin e kryeprokurorit Ljubomir Joveski, së bashku me prokurorët tjerë të përfshirë në këtë lëndë.
Familjarët thanë se gjyqësia dhe prokuroria e RMV-së në këtë rast kanë dalë në mbrojtje të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ne si familjarë urgjentisht kërkojmë të bëhet hapje e aktakuzës për shkaqet e zjarrit, kërkojmë shkrarkim të kryeprokurorit Joveski, së bashku me prokurorin e Tetovës, Besir Alili, Zorica Pavlloviq, Dejan Petrovski, Hanefi Ameti dhe të përfshirëve tjerë në këtë rast”, thanë familjarët e viktimave./Telegrafi/