Site icon Telegrafi

Pronari i Chelseat do të shkarkojë Graham Potterin dhe do të emërojë trajnerin e klasit botëror

Chelsea pritet të shkarkojë Graham Potterin brenda pak javësh, nëse vazhdon kjo formë e dobët e skuadrës.

Që kur mori drejtimin e skuadrës londineze, trajneri ka luftuar për të pasur një efekt pozitiv në ekipin e tij. Pas shpenzimeve të konsiderueshme në dy afatet e fundit të transferimeve, tifozët e Bluve do të prisnin shumë më tepër, pasi aktualisht janë në vendin e 10-të në Ligën Premier.

Nuk ka dyshim se një trajner ka nevojë për kohë për të zbatuar stilin e tij, por Chelsea duhet të bëjë përmirësime të menjëhershme pasi dështimi për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve do të ishte katastrofik.

Lexo po ashtu Mijëra nënshkrime për shkarkimin e Graham Potterit nga Chelsea

Tani, sipas Fichajes, Chelsea tashmë është duke punuar për emërimin e trajnerit e tyre të ardhshëm. Raportimi i tyre bën të ditur se Todd Boehly po kërkon të sjellë ish-selektorin e Spanjës, Luis Enrique ndërsa presioni fillon të rritet mbi Potter.

Enrique drejtoi Spanjën në Kampionatin Botëror, por nuk është më trajneri i tyre pas një turneu zhgënjyes.

Stili i lojës që ai do të zbatonte do të jetë padyshim tërheqës për tifozët e Chelseat, por me kaq shumë lojtarë të rinj do të duhet pak kohë që të gjithë të vendosen dhe të mësohen me stilin e Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version