Site icon Telegrafi

Pronarët e Chelseat marrin vendimin për Graham Potterin

Thirrjet po bëhen gjithnjë e më të forta që Graham Potter të hiqet nga pozicioni i trajnerit të Chelseat pas një tjetër fundjave të vështirë që pa Blutë të pësonin një humbje 1-0 në shtëpi nga Southamptoni.

Pavarësisht se një numër i mbështetësve të Blues shprehën pakënaqësitë e tyre brenda Stamford Bridge, bordi i klubit duket se mbështetë trajnerin dhe është kundër largimit të tij.

Nën pronarin e mëparshëm Roman Abramovich, Potter padyshim që tani do të ishte shkarkuar, kështu që cilat janë arsyet prapa pozicionit të tij konkret në Chelsea? Daily Telegraph beson se bëhet fjalë për pesë faktorë kyç.

Lexo po ashtu Pamjet e lojtarëve të Chelseat duke dalë nga tuneli i Stamford Bridge bëhen virale - por për arsye të gabuar

Potter nuk do të fajësohej nëse do të shfaqte zhgënjimet e tij në intervistat për media, por nuk e ka bërë dhe kuptohet që nga emërimi në krye të skuadrës ai është përballur me pengesa të shumta që drejtorët janë të vetëdijshëm dhe më e rëndësishmja që i kuptojnë.

47-vjeçari u kritikua për vendimin për të pushuar yjet si Reece James dhe Raheem Sterling kundër Southampton, por drejtuesit e klubit thuhet se ishin njoftuar tashmë për vendimin para të shtunës.

Potter nuk donte të rrezikonte ata për shkak se kishte gjasa të lëndoheshin, të cilët do të kishin luajtur një ndeshje të tretë të javës përpara një serie tjetër të ashpër të ndeshjeve të kupave dhe ligës dhe kanë respekt për vendimin e tij vetëmohues për të vendosur nevojat e lojtarëve mbi nevojat e tij.

Lexo po ashtu Cucurella nuk e pëlqen 100 milionëshin e Chelseat: Dhjetëra rastet kur spanjolli nuk pasoi te Mudryk

Disa mbështetës dhe ekspertë mendojnë gjithashtu se ai nuk tregon mjaftueshëm emocion dhe janë të nervozuar nga qëndrimi i Potterit me gjakftohtësi, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur në fushë.

Megjithatë, kur ishte në objektin stërvitor në Cobham, Potter thuhet se ka pasur një ton tjetër dhe ka impresionuar me taktika të reja në stërvitje.

Nuk ka shqetësime të hapura nga menaxhmenti në lidhje me përvojën e tij, pavarësisht se është puna e tij e parë në top gjashtë ekipet angleze.

Lexo po ashtu I gozhduar nga tifozët e Chelseat, por pak kush e di se çfarë i ka ndodhur Cucurellas

Potter nuk i hedh lojtarët e tij nën kritika, pavarësisht nga performanca e tyre, dhe kjo është një tipar kyç që vendimmarrësit kryesorë me sa duket pëlqejnë tek ai.

Edhe pse bashkimi me Chelsean përfaqësonte një hap të madh për Potter, i cili në atë kohë ishte trajner i Brighton, ka gjithashtu sugjerime që Boehly dhe drejtorët e tjerë mendojnë se gjykimi duhet të rezervohet deri në sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi i Potter tani do t’i jepte klubit sfidën e vështirë për të gjetur një trajner të ri që është mjaft i mirë për Chelsean me vetëm tre muaj të mbetur për të vazhduar sezonin. /Telegrafi/

Exit mobile version