Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Akademinë e kantautorëve në Suedi, Musikmakarna, për krijimin e një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur Dua Lipa përmes një postimi në rrjetet sociale.
Këngëtarja me famë botërore, e cila po qëndron në vendin tonë si pjesë e Festivalit Sunny Hill, e ka vizituar studion për t’i ndjekur nga afër talentët e rinj dhe është mahnitur me ta.
“Fondacioni SunnyHill është bashkuar me Musikmakarna, akademinë e kantautorëve në Suedi për të krijuar një program të ri për kantautorët e rinj të talentuar në Kosovë”.
“Shkova në studio sot (e diel) për të parë se çfarë kanë bërë ata dhe u mahnita plotësisht nga talenti dhe produktiviteti i seancave brenda vetëm disa ditësh nga fillimi”.
“U ndjeva vërtet e frymëzuar dhe jam shumë e emocionuar që ne vazhdojmë të punojmë së bashku për të parë këtë program të rritet në diçka vërtet të bukur”, ka shkruar Dua në postimin e saj. /Telegrafi/