Xiaomi ka prezantuar zyrtarisht këtë javë veturën e tij të parë elektrike gjatë një eventi në Pekin, sipas raportimeve të huaja.
Automjeti elektrik quhet SU7, megjithatë, bashkëthemeluesi i kompanisë Lei Jun nuk dha një datë të saktë për lansimin e veturës dhe nuk dha detaje për çmimin, transmeton Telegrafi.
Sipas deklaratave të Jun, SU7 do të ketë një motor të avancuar, vozitje me teknologjie vetë-drejtuese dhe sisteme të menaxhimit të baterisë.
SU7, një akronim për Speed Ultra do të jetë i pajisur me softuer dhe elektronikë nga Xiaomi.
Vetura pritet të ketë një rreze vozitjeje prej 800 kilometrave, bazuar në baterinë e saj. /Telegrafi/