Site icon Telegrafi

Prodhuesi i baterive Northvolt në bisedime për një financim me vlerë mbi 5 miliardë dollarë financim

Northvolt, prodhuesi suedez i baterive litium-jon është në bisedime për të siguruar një financim prej 5 miliardë dollarëve.

Ky financim do ta ndihmojë kompaninë që ta ndjek qëllimin e saj kryesor për t’u bërë prodhuesi më i madh i baterive në Evropë, raportoi të dielën Financial Times.

Kompania suedeze po negocion me një numër të bankave për ta rritur shumën, dhe një marrëveshje mund të arrihet më vonë gjatë këtij viti, thotë Financial Times, ku citon disa persona në dijeni me çështjen, përcjell Telegrafi.

Northvolt deri më tani ka mbledhur miliarda nëpërmjet emetimit të borxhit për të financuar investimet e fabrikës, duke përfshirë 1.1 miliardë dollarë në kartëmonedha të konvertueshme vitin e kaluar që e kanë ndihmuar atë të rrisë prodhimin në gjigafabrikën e saj në Skelleftea të Suedisë.

Reuters muajin e kaluar raportoi se Northvolt është afër “punësimit” të bankave për një ofertë publike fillestare në Evropë ose Nju Jork, ofertë kjo që mund të vlerësojë kompaninë në më shumë se 20 miliardë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version