Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.
Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimeve dhe tashmë po vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e komunave.
Në Prizren kur janë numëruar rreth 54% të votave Mytaher Haskuka i LVV-së shkon në balotazh me kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj.
I treti në garë është renditur kandidati i LDK-së, Anton Quni i pasuar nga Zafir Berisha i NISMAS.
MYTAHER HASKUKA (LVV) – 12.205 vota apo 40,41%
SHAQIR TOTAJ (PDK) – 9.329 vota apo 30,89%
ANTON QUNI (LDK) – 4.661 vota apo 15,43%
ZAFIR BERISHA (NISMA) – 1.665 vota apo 5,51%
LULZIM KABASHI (AAK) – 1.025 vota apo 3,39%