Asnjë qytetar nga Republika e Maqedonisë nuk është drejtuar tek Drejtoria për mbrojtje e të dhënave personale (DMDHP), në pyetjen nëse janë keqpërdorur të dhënat personale të lidhura me skandalin e Facebook dhe Cambridge Analytics.
Nga Drejtoria theksojnë se në mënyrë zyrtare kanë bërë kërkesë tek Facebook për të marrë informata nëse të dhënat personale e qytetarëve të Maqedonisë janë keqpërdorur në lidhje me këtë rast.
Deri më sot nga Facebook nuk ka përgjigje për këtë rast.
Sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë, Igor Kuzevski për AIM deklaroi se deri më sot nuk ka qytetarë që është drejtuar deri tek ata, në lidhje me keqpërdorimin e të dhënave personale në skandalin e Facebook dhe Cambridge Analytics, edhe pse tek ato çdo ditë arrijnë ankesa nga qytetarët të lidhura me rrjetet sociale konkretisht Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/