Site icon Telegrafi

Prishtina do të ankohet në CAS, duan licencimin dhe daljen në garat evropiane

FC Prishtina ka paralajmëruar që disa ditë se do të ankohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Kosovë.

Por, klubi kryeqytetas ende nuk ka dorëzuar asnjë ankesë në CAS, në lidhje me moslicencimin nga FFK-ja.

Drejtori i Prishtinës, Artan Osmani, ka thënë për RTV Dukagjinin se më së largu deri të enjten, do ta dorëzojnë ankesën e kompletuar.

“Jemi në fund të kompletimit të dokumentacionit dhe më së largu, sot ose të enjten, do ta dorëzojmë ankesën. Ne besojmë që kemi të drejt. Prishtina nuk është dorëzuar dhe do ta ushtrojë të drejtën e saj”, tha Osmani.

Ekipi kryeqytetas e fitoi Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Gjilanin 2:0.

Por, në bazë të vendimit të Komisionit për Licencimin e Klubeve për Garat Evropiane dhe vendimit të Komisionit të Shkallës së Dytë, Prishtina nuk i plotëson kriteret për ndeshjet ndërkombëtare.

Vendin e Prishtinës në Evropë do ta zë Dukagjini që ka përfunduar në vendin e katërt në Superligë.

Exit mobile version