Sigal Prishtina fitoi bindshëm në derbin e rivalëve të vjetër, ndaj Pejës me rezultat 83:45 (15:13, 24:13, 28:4, 16:15), në ndeshjen e mbetur të javës së 15-të të Prince Caffe Superligës.
Vetëm çereku i parë i ndeshjes ishte i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputje të madhe dhe përfundoi 15:13.
Por, nga periudha e dytë prishtinasit ishin më të mirë, duke u shkëputur dhe në fund triumfuar bindshëm. Kryeqytetasit në këtë pjesë kishin epërsi të lehtë dhe më pas e ngritën, duke shkuar në pushim me shifrat 39:26.
Në periodën e tretë dominuan totalisht dhe bënë dallimin e madh, ndërsa pejanët assesi të gjenin lojën e tyre dhe për dhjetë minuta shënuan vetëm katër pikë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 67:30.
Në dhjetë minutat nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Sigal Prishtina triumfoi bindshëm 83:45.
Më i miri i ndeshjes ishte Dustin Thomas i Sigal Prishtinës me 27 pikë e 12 kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga 12 fitore e pesë humbje.