Janë arrestuar dy persona (burrë e gru), nën dyshimin se të njëjtit kanë keqtrajtuar psiqikisht vajzën e tyre.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:50, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar kosovar /e-prindër, nën dyshimin se të njëjtit kanë keqtrajtuar psiqikisht viktimën femër kosovare -vajzën e tyre. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/