Site icon Telegrafi

Princesha e Monakos shfaqet me flokë të rruar në ngjarjen e Krishtlindjeve

Princesha Charlene morri pjesë në një shpërndarje dhuratash në Monako, ngjarja vjetore u zhvillua në Pallatin e Princit të Monakos. Ajo ishte me burrin e saj, Princi Albert II i Monakos, 60 vjeç dhe djalin e tyre gjashtë vjeçar, ndërsa shpërndanin dhurata.

Princesha Charlene e Monakos ka zbuluar pamjen e saj dramatike të re pasi ka rruar gjysmën e flokëve.

Mbretërorja hoqi dorë nga prerja e saj bob për pamjen e guximshme.

Ishte kjo prerje e re e guximshme e cila morri vëmendjen maksimale në këtë ngjarje, përveç rruajtjes, ajo u duk se kishte përzier rrënjët e saj të errëta bionde me nuanca të biondes së artë.

Princesha kompletoi pamjen me një grim të syve në ngjyrë të zezë që vinte në pah sytë e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version