Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania, Zhaklin Lekatari, ka qenë e ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, “INSPIRE PodCLass” ku ka ndarë shumë gjëra të pathëna për jetën e saj.
Ajo madje ndau një eksperiencë të hidhur që kishte pasur në fëmijërinë e saj kur kishte shkuar për t’u rrëfyer tek prifti.
Lakatari siç shpjegoi ishte shpërngulur asokohe në Itali dhe kishte jetuar me një familje fetare katolike dhe ndiqte meshat çdo të diel.
Por, gjatë asaj kohe, ajo u shpreh se kishte pësuar një lloj zhgënjimi nga një institucion fetar, për shkak të një pyetje që ia kishte bërë një prift i kishës asokohe.
“Gjatë moshës 12 ose 13-vjeçare, prifti më pyeti nëse unë kisha kryer marrëdhënie seksuale. Aty u ndjeva e dhunuar nga një përfaqësues i një institucioni nga i cili unë pretendoja të gjeja dashurinë, paqe dhe sigurinë”, u shpreh ish-opinionistja.
Zhaklin Lekatari është një nga figurat publike ku njihet për pikëpamjet e saj të hapura, që shpesh mund të priten me reagime të përziera tek publiku.
Ajo ka qenë një aktiviste kobshme e grave dhe përherë ka shprehur pikëpamjet e saj pa u trembur gjatë kohës sa ka qenë në panelin e analistëve në edicionin e dytë të BBVA. /Telegrafi/