Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr ka bërë bujë në vend dhe pritja spektakolare që iu bë portugezit e dëshmon këtë.
Nënshkrimi i portugezit ka kthyer vëmendjen e mijëra fansave drejt skuadrës arabe, gjë që dëshmon edhe fakti se kur Al Nassr njoftoi nënshkrimin e Cristianos , numri i ndjekësve në llogarinë e tyre në Instagram u shtuan në mënyrë enorme.
Për më tepër, prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.
Sa njerëz e panë prezantimin e CR7?
Gazetari Pedro Sepuleda tha se ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.
Kjo shifër do të kishte tejkaluar në të njëjtat 40 kanale numrin e shikimeve të finales së Botërorit në Katar midis Francës dhe Argjentinës, ku skuadra e Messit fitoi titullin pas një ekzekutimi drithërues të penalltive.
❗️The presentation ceremony of @Cristiano Ronaldo at @AlNassrFC reached 3 billions views on 40 channels around the world. While @FIFAWorldCup Final in Qatar had 2 billion views overall. 🇵🇹👀 pic.twitter.com/3LpND2HzB1
— Pedro Sepúlveda (@pedromsepulveda) January 5, 2023
Pse po shtyhet debutimi i Ronaldos në Al Nassr?
Edhe pse ylli portugez u lirua nga Manchester United, ai nuk i shpëtoi një sanksioni të vendosur nga Federata Angleze e Futbollit dhe duhet të paguajë një dënim me dy ndeshje për thyerjen e telefonit të një tifozi të Evertonit.
Sipas gazetës britanike Daily Mail, neni 12.1 i Rregullores së FIFA-s për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve thotë se Cristiano duhet të përmbushë dënimin që i është dhënë në Ligën Premier, edhe pse ka ndryshuar edhe kontinent. /Telegrafi/