Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka emëruar edhe Bordin e Drejtorëve të ndërmarrjes publike Infrakos.
Kryesuese e këtij Brodi është zgjedhur Edona Nahi.
Lidhur me këtë ka reaguar Hasan Preteni, i cili thotë se ishte njëri nga kandidatët për anëtar të këtij Bordi.
Sipas Pretenit, edhe pse ishte renditur i dyti, si kryesuese është zgjedhur kandidatja e gjashtë, duke pyetur se pse është në listën e zezë të kryeministrit Albin Kurti.
“Jam shumë kurreshtar të kuptoj, pse jam në listën e zezë të kryeministrit Kurti. Më eliminoi nga lista për Bordin e NP Bifurkacioni, madje në atë listë kam qenë i pari (vlerësim i komisionit të caktuar nga vet KM). Ndoshta si pëlqeva kur me thirri për takim në zyrën e tij (muaj gusht, dite e shtunë)”, shkruan Preteni në Facebook.
“Tani në konkurrencën e 23 kandidatëve për drejtor në Bordin e NP Infrakos, në mesin e 6-të më të vlerësuarit unë u rendita i dyti, kryeministri vendosi qe kandidati i renditur ne vendin e 6-të emërohet kryesuese e Bordit kurse për mua nuk pati fare vend ne Bord! Cila është arsyeja zotëri kryeministër?”, përfundon ai. /Telegrafi/