Dizenjatori shqiptar, Valdrin Sahiti ka organizuar pasarelën e modës për të prezantuar koleksionin më të ri të veshjeve.
Për këtë mbrëmje kreatori i sukseshëm ka mbledhur emrat dhe figurat më të njohura shqiptare nga arti, muzika dhe fytyrat më të njohura të ekraneve tona.
Para fillimit të sfilatës të pranishmit parakaluan në tapetin e kuq duke u ndalur para fotografëve teksa tregonin dukjet plotë stil që kishin përzgjedhur për mbrëmjen.
Por, në këtë event nuk ka munguar as presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila dukej elegante.
Me makijazh më të theksuar, një xhaketë elegante me ngjyrë të bardhë të kombinuar me një minifund të zi, presidentja Osmani në këtë paraqitje dukej plotë shkëlqim.
Ndërkohë, kujtojmë që në këtë event disa nga emrat e njohur që morën pjesë ishin: Nora dhe Era Istrefi, Bora Zemani, Donald dhe Romeo Veshaj, Sara dhe Lori Hoxha, Leonora Jakupi e shumë të tjerë. /Telegrafi/