Site icon Telegrafi

Presidenti i Barçës konfirmon bisedimet me agjentin e Griezmannit

Antoine Griezmann (Getty Images)

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se ka mbajtur një takim me agjentin e Antoine Griezmann në fillim të këtij sezoni.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë i lidhur me një kalimin gjatë verës në Camp Nou.

Kjo pasi marrëveshja e tij me Los Rojiblancos raportohet të ketë një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh, të cilët katalunasit do ta paguanin pa asnjë problem.

Lexo po ashtu Barcelona frikësohet nga rritja e çmimit të Griezmannit pas Kupës së Botës

Është edhe presidenti i katalunasve që ka konfirmuar se gjatë verës të kaluar ka pasur bisedime me agjentin e Griezmannit.

Griezmann gjatë një ndeshje ndaj Barcelonës (Getty Images)

“Nuk dua të flas për lojtarët e klubeve të tjera”, ka thënë fillimisht Bartomeu për Diario Sport.

“Unë provova për Griezmann kur isha në pushime vitin e kaluar dhe mbajtëm një takim me agjentin e tij në tetor të vitit të kaluar”.

Lexo po ashtu Suarez: Griezmann është i mirëpritur te Barça

“Marrëdhënia jonë me Atleticon dhe presidenti i tyre, Enrique Cerezo është e fortë, ne diskutojmë shumë çështje”, përfundoi presidenti i Barçës.

Ndryshe, para disa ditësh edhe Luis Suarez ka folur në lidhje me sulmuesin francez, për të cilin ka thënë se është i mirëpritur në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version