Festivali i Filmit në Kanë hapi dyert me instalimin e tapetit të kuq, për herë të parë në dy vjet, me premierën e planifikuar të “Annette” dhe me ardhjen e të ftuarve të parë – ndërsa kështu filloi zyrtarisht edicioni i 74 i këtij festivali.
Mjuzikli fantastik “Anette” me protagonist Adam Driver dhe Marion Cotillard hapi festivalin, ndërsa në ceremoninë e hapjes ishin prezentë fituesi i Palmës së Artë të vitit të kaluar, Bong Joon Ho (për filmin “Parasite”) dhe Jodie Foster.
Me këtë rast, Foster është nderuar me Palmën e Artë, ndërsa për herë të parë në Kanë kishte shkuar si 13-vjeçare me “Taxi Driver” të Martin Scorsese. Çmimi iu nda aktores nga regjisori spanjoll Pedro Almodovar.
✨#RedSteps Jury President Spike Lee#Cannes2021 #Cannes74 pic.twitter.com/plFqfbLUcf
— Festival de Cannes (@Festival_Cannes) July 6, 2021
Spike Lee, i cili kryeson jurinë që do të vendosë për çmimet e Palmës së Artë të këtij viti, arriti i veshur me një kapelë të zezë dhe një kostum rozë me syze që përputheshin.
Pjesa më e madhe e bisedës së të martës në Kanë u përqendrua në padrejtësinë dhe mbijetesën. Ndryshe, vizitorët e festivalit të këtij edicioni testohen çdo 48 orë dhe do të mbajnë maska në shfaqje. Ekziston një mungesë relative në promovim, ndërsa Hollywoodi është më pak i pranishëm sesa në vitet e mëparshme.
Krahas Lee dhe Foster, Pedro Almodovar, Marion Cotillard, Helen Mirren, Candice Swanepoel, Jessica Chastain, Bella Hadid dhe shumë të tjerë të famshëm nga bota e filmit dhe skenës parakaluan në tapetin e kuq në hapje. /Telegrafi/
✨#RedSteps Jodie Foster, Honorary Palme d’or, surrounded by Pedro Almodóvar, Bong Joon Ho and the jury #Cannes2021 #Cannes74 pic.twitter.com/vCrRZa9Ljl
— Festival de Cannes (@Festival_Cannes) July 6, 2021