Site icon Telegrafi

Porto 3-1 Roma: Notat e lojtarëve nga drama në Estadio do Dragao

Alex Telles pasi shënoi golin nga pika e bardhë (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Porto fitoi ndaj Romës 3-1 në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve dhe kështu u kualifikuan në çerekfinale me rezultat përfundimtar 4-3.

Golat për vendasit i shënoi Tiquinho Soares (26′), Moussa Maregas (52′) dhe Alex Telles (117′), ndërsa për skuadrën romake shënoi Daniele De Rossi (37′).

Më i miri në këtë takim ishte Maregas, i cili përveç golit arriti edhe të asistojë, por edhe të bëjë një ndeshje mjaft të mirë.

Felipe gjatë një dueli me Edin Dzekon (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë te skuadra portugeze u vlerësuan edhe Jesus Manuel Corona, Soares, Pepe dhe Telles.

Për ekipin italian më i miri ishte Diego Perotti, por me notë të lartë u vlerësua edhe Robin Olsen, Steven Nzonzi dhe Edin Dzeko.

Ai që dëshpëroi paska te skuadra romake Nicolo Zaniolo, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Porto:

Roma:

/Telegrafi/

Exit mobile version