Telegrafi

Portieri i West Ham shënon ‘golin e vitit’ (Video/Foto)

Portieri i West Ham, Adrian, në një ndeshje të zhvilluar në mes të skuadrës së tij dhe legjendave të çekanëve ka shënuar një super gol nga porta në portë.

Skuadra e West Ham ka zhvilluar sot një ndeshje ku janë tubuar shumë ish yje të skuadrës si Paolo Di Canio, Rio Ferdinand, Trevor Sinclair dhe Teddy Sheringham.

Në një ndeshje me shumë emocione dhe shaka, u shënua edhe një gol i bukur.

Portieri aktual i çekanëve, Adrian, ka marrë topin nga porta në portë duke shënuar edhe gol.

Ai u ruajt nga lojtarët në stilin e ragbit për të mos i marrë topin. Ndeshja u mbyll 7-7, ndërsa penalltitë vendosën fituesin. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=DBPxNphvnp8