Portieri i PSG-së, Sergio Rico është në një gjendje të rëndë pasi u rrëzua nga kali teksa hipte në Andaluzia, konfirmoi një zëdhënës i skuadrës.
Rico (29) ishte duke hipur në rajonin spanjoll El Rocio në Huelva dhe mediat lokale raportojnë se ai u përplas me një kalë dhe u rrëzua, pas së cilës u dërgua me urgjencë në një spital në Sevilla me helikopter.
Portieri ishte në bankinë për titullin e 11-të të ligës së PSG-së kundër Strasburgut mbrëmë përpara se të kthehej në vendlindjen e tij, Spanjën pasi skuadrës iu dha një ditë pushimi.
Paris Saint-Germain learned of the accident involving its player Sergio Rico on Sunday and remains in constant contact with his loved ones.
The entire Red and Blue community offers them its full support.
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 28, 2023
“Ai është në një gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së për mediat lokale sot.
Ish-portieri i Sevillas iu bashkua skuadrës franceze në vitin 2020 dhe e kaloi sezonin para tij si huazim te Fulham. Që nga ardhja në PSG, ai ka bërë 29 paraqitje për këtë skuadër.
“Ne i dëshirojmë shumë forcë dhe shërim të shpejtë”, ka shkruar Sevilla në profilin e saj në Twitter.
Mucha fuerza y pronta recuperación, @sergiorico25.
🙏❤️— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) May 28, 2023
Më shumë informacione për aksidentin do të dihen gjatë ditës. Informacionet e para thonë se ai është goditur në kokë. /Telegrafi/