Portieri nga Rahoveci, Besnik Shehu njihet për aftësitë e tij të mira me këmbë edhe pse pozita e tij nuk e obligon për një gjë të tillë.
Shehu njihet si portier i cili luan mirë me këmbë dhe përveç paradave të tij, ka edhe degazhime të mira duke iu mundësuar sulmuesve të skuadrës së tij kundërsulme të shpejta.
Megjithatë, 25-vjeçari nga Rahoveci përveç lojës së tij të me këmbë gjatë ndeshjeve, kohë pas kohe publikon edhe video në profilet e tij në rrjetet sociale ka shfaqe aftësitë e plota për ta manovruar me top.
E fundit është një video e publikuar nga ai sot (e diel), ku Shehu zhunglon mirë me topin dhe duket sikurse po manovron për ndonjë reklamë.
Ndryshe, portieri rahovecian që fundmi ka qenë portieri i ekipit të qytetit të tij, Rahovecit, ku ishte kapiten dhe njëri ndër më vendimtarët që shpëtuan pa rënë nga Liga e Parë.
25-vjeçari ka bërë karrierë për disa vite edhe te Flamurtari i Prishtinës dhe në Ligat regjionale në Austri, teksa momentalisht është pa klub dhe duke vlerësuar disa oferta nga Kosova. /Telegrafi/