Site icon Telegrafi

Populli dhe tirani…

Nga: Khalil Gibran
Përktheu: Bajram Karabolli

Nëse besoni se do ta shkatërroni vërtet despotin që ju sundon, së pari, duhet të shkatërroni fronin, të cilin despoti ka ngritur brenda jush, në zemrën tuaj.

Sepse, si mundet që një tiran të nënshtrojë dhe ta turpërojë një njeri të lirë dhe krenar, në qoftë se në qenien e tij ky njeri është i lirë, në qoftë se brenda tij nuk ka as tirani, as çnderim, por ka vetëm dinjitet dhe krenari?

Dhe nëse ka një të keqe të cilën doni ta zhbëni, mos harroni se këtë të keqe e keni zgjedhur vetë, sepse askush nuk ua jep dot, pa e pranuar ju vetë.

 

Exit mobile version